Grand Hotel
Ndërtuar që në 2001, Grand SPA është hotel i pozicionuar në zemër të Kryeqytetit, në brendësi të zonës së “Bllokut”, vetëm pak metra larg bulevardit kryesor, Pallatit Presidencial, Amabsadave dhe zyrave të organizatave ndërkombtare.
Grand Spa Hotel është hoteli ideal për udhëtimet e biznesit dhe për ata udhëtarë që vizitojnë Kryeqytetin dhe qytetet përreth.
Ne në Grand Spa Hotel vlerësojmë klientët duke u përkushtuar dhe duke ofruar komfort dhe shërbim të shkëlqyer.
Grand Spa Hotel ka 31 dhoma dhe 3 suita me pamje mbi pedonalen në zemër të qytetit. Restoranti “a la Carte” i pozicionuar në katin e parë, ofron kuzhinë me gatime të shkëlqyera. Ndërsa, bari në lobin e hotelit, është vendi ideal ku takohen biznesmenë vendas dhe klientë te hotelit.
Zona e Fitnesit dhe Spa-së ofron banjo turke, pishinë të mbyllur me pajisje për aqua-spinning, dhomë masazhi si edhe një sallë fitness e pajisur me vegla profesionale.